Një rast i pazakontë ka ndodhur sot rreth orës 15:20 në komunën e Pejës, saktësisht në sheshin e këtij qyteti. Një i dyshuar ka hyrë me veturë i cili i ka terrorizuar qytetarët, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjalizues të Sinjalit kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet i dyshuari me makinën e tipit ‘Passat’ dhe pa tabela.
Sipas informatave nga sinjalizuesi, personi i dyshuar me të hyrë në sheshin e Pejës, ka filluar të bëjë drifta me veturë duke shkaktuar panik te qytetarët.
Pas pak minutave një kalimtarë i hyn në makinë dhe ia merr çelësat e veturës, kurse ai thotë “kom luftu për këtë vend”.
Sinjali sjellë pamje nga vendi se ku ka ndodhur ky rast.