Cllevio merr djalin e mitur “problematik” nga Kosova në shtëpinë e tij, njihet për tekstet banale në “Tik Tok”

Reperi nga Lushnja, Kleviol Ahmeti  i njohur me emrin artistik Cllevio prej javësh është kthyer në një prej emrave më të përfolur në mediat rozë. Fama e tij erdhi për shkak të zënkës së tij me reperin Noizy.

Tashmë Cllevio njihet për videot e tij në rrjetin social TikTok dhe për stilin e tij në muzikën rep.

Por, duket se rrugës së tij është duke shkuar edhe një djalë i mitur nga Prizreni, i cili ngjason shumë më reperin Cllevio.

Por, ajo çka bie në syn në TikTok është kur djaloshi thotë se në Prizren ka bërë shumë të zeza dhe e njohin të gjithë.
Ai po ashtu tregon se ka kryer vjedhje edhe në Prizren por edhe në Maqedoninë e Veriut.

Liki Della po ashtu tregon se ka dalur në media për shkak se ka kryer veprën penale “Grabitje me armë”.

Në Prizren më njohin, kom ba shumë të zeza, kam dal në gazetë për grabitje me armë. E kom plaçkit njerin në rrugë e kam nxan”, thotë Liki Della në një video në TikTok.

Ndërsa, Cllevio dhe një person tjetër shihen teksa ia dhurojnë 200 euro.

Ndërsa në profilin e tij në Instagram, Liki ka postuar fotografi duke konsumuar lëndë narkotike dhe duhan.

Për të konfirmuar rregullimin e raporteve të tyre, Noizy i bëri dhuratë rroba nga linja e tij, gjë të cilën Cllevio e tregoi përmes një ‘live’.
Në anën tjetër, Cllevio dhe reperi tjetër, Stresi që njiheshin si miq prej shumë vitesh kanë prishur raportet duke mos munguar deklaratat publike dhe thumbat ndaj njëri-tjetrit në rrjetet sociale.

Por, kush është Kleviol Ahmeti?
Cllevio ka lindur në vitin 1986 në Lushnje dhe ishte i njohur me nofkat, si ‘Hudra’ a.k.a. ‘Problemi’, si pjesëtar i grupit TBA (The Bloody Alboz).
Ai ka jetuar për shumë vite ne New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku është njohur me Viktor Palokajn (Unikkatil), me të cilin më pas kishin realizuar bashkëpunime muzikore, si edhe me pjesëtarët tjerë të TBA.

Në vitin 2014, Klevioli u arrestua për trafikim droge drejt Italisë me aeroplan, kur edhe u dënua me 10 vjet burg.
Kështu, Ahmeti e kreu dënimin me burg prej gjashtë vitesh dhe doli në vitin 2020 për të vazhduar me projektet muzikore.
Ai ishte arrestuar sërish në mars të vitit 2021 nga policia në Lushnje, pasi është kapur duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi, ndërsa gjatë kontrollit “u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy doza me lëndë narkotike cannabis sativa dhe tre armë të ftohta (thika)”. Pas kryerjes së dënimit prej 13 muajsh, Cllevio u lirua nga burgu në prill të vitit 2022.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *