Çka tha sot Bërnabiq në Veri të Mitrovicës?

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq po qëndron për vizitë të Mitrovicë të Veriut. Nga këtu ajo tha se po përcjellë mesazhin e presidentit serb, Vuçiq në mbështetje të serbëve në Kosovë.

Bërnabiq në takimin me përfaqësues të Listës Serbe tha se dërgon porosi për paqen, stabilitetin dhe tolerancën. Derisa shtoi se është shumë e lumtur që më 31 korrik kanë arritur të ruajnë paqen dhe qetësinë dhe të bëjnë veprime të matura.

“Sot dua t’ua përcjellë mesazhin e presidentit Vuçiq, se gjithmonë do të jemi me popullin tonë në Kosovë”, tha ajo

Ndërsa drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq u deklarua se prania e madhe e qytetarëve serbë në pritjen e Bërnabiq konfirmon emocionet e tyre për ardhjen e saj në veri të Kosovës.

“Populli serb në Kosovë me kënaqësi ka pritur ardhjen tuaj dhe mijëra njerëz të mbledhur këtu vetëm sa konfirmojnë emocionet e tyre për ardhjen tuaj sot në veri të Kosovës”, ka thënë ai.

Qytetarët serbë që kanë dalë ta presin kryeministren e Serbisë e cila po qëndron për një vizitë njëditore në Republikën e Kosovës, po mbajnë pankarta në duar me mbishkrimin “Serbët nga Kosova gjithmonë me shtetin dhe kryeministren e tyre”, “Ne kemi një kryeministre, Ana Bërnabiq” etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *