Një faqe në rrjetin social “Twitter” ka publikuar një video-montazh se si pasagjerët e palidhur, kur aksidentohen, përplasen rëndë me xhamin ballor të veturës.
Ndërsa, në po atë veturë, personi me rripin e sigurisë, pëson vetëm një “dridhje të lehtë”, pa dëme.
George Cayley u bë i njohur në botë për shpikjen e rripit të sigurisë në veturë. Këtë e bëri në shekullin e 19-të.
Ai e pa të nevojshme shpikjen e një rripi të tillë, duke pasur parasysh aksidentet fatale që ndodhnin. Përdorimi i rripit të sigurisë në veturë është i obligueshëm.