Çka dorëzuan sot në Kuvend kryeministri Kurti dhe ministrja Haxhiu?

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca sot e ka bërë pranimin e dosjes për  Vettingun nga kryeministri Albin Kurti dhe Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Konjufca tha se procesi i Vetttingut është një reformë e domosdoshme për sundimin e ligjit, shkruan gazeta Neutral.

“Vettingu do ta forcojë sistemin e drejtësisë, i cili ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës. Krijimi, votimi dhe implementimi i tij është një hap jetik për mbarëvajtjen e shtetit dhe njëra nga reformat më të rëndësishme në sistemin e drejtësisë që e ngrit efikasitetin dhe profesionalizmin”, ka shkruar Konjufca.

Kurti gjatë ditës së diele së bashku me ministren Haxhiu gjatë një konference për medie pati kritika të shumëta për sistemin e drejtësisë në Kosovë, pas rastit të dhunimit të 11 vjeçares ditë më parë.

E mesa duket, Kurti ka nisë të ndërrmarrë hapa për t’a bërë ‘shtetin e së drejtës’ siq e kanë quajtuar ata gjatë fushatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *