Ngjarjet kryesore që do të zhvillohen në Kosovë.
Mbahet seanca gjyqësore ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Gjykata Speciale, Hagë, ora 09:00)
Hapet ekspozita për nder të Nënë Terezës, ku do të marrin pjesë presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, dhe presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani. (Presidenca në Shqipëri, ora 09:00)
Prezantohet Programi për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike. Marrin pjesë kryeministri, Albin Kurti, ministri i Financave, Hekuran Murati, shefi i bashkëpunimit në zyrën e BE-së, Johannes Stenbaek Madsen, menaxheri i Bankës Botërore në Kosovë, Massimiliano Paolucci, drejtori resident i vendit në Korporatën e Sfidës së Mijëvjeçarit, Rinor Gjonbalaj dhe përfaqësuesi lokal i FMN-së, Selim Thaçi. (Qeveria, kati 0, salla P-38, ora 11:30)
Kremtohet mesha solemne e ditës së festës së Shën Nënë Terezës. (Katedralja në Prishtinë, ora 11:00)
Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike në bashkëpunim me OJQ Aktiv mbajnë konferencën “Përmirësimi i të Drejtave të Pakicave: Mekanizmat Konsultativ në Kosovë – Këshilli Konsultativ për Komunitete” (OJQ ACDC, rr. Çika Jovina 3, Mitrovica Veriore, ora 11:00)