Çitaku thotë se pamja e policëve në protestë është pamje që dhemb

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se pamja e policëve në protestë është pamje që dhemb.

Përmes një statusi në Facebook, Çitaku ka shkruar se heronjtë me të cilët krenohet Kosova janë të detyruar të protestojnë për realizimin e kërkesave të tyre bazike.

“Pamje që dhemb deri në palcë. Heronjtë me të cilët krenohemi, detyrohen të protestojnë për realizimin e kërkesave më bazike”, ka shkruar Çitaku.

Njësia më elitare e Policisë së Kosovës, e njohur si FIT ka protestuar të mërkurën para Qeverisë së Kosovës.

Ata kanë shprehur pakënaqësinë për vendimin e Qeverisë për shtesat e rrezikshmërisë të marrë javën e kaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *