Çitaku thotë se Gjykata në Hagë është shndërruar në mekanizëm përndjekës e që përpiqet të instalojë terror

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku pas bastisjes së Sylejman Selimit e marrjes së Sami Lushtakut në zyrat e EULEX-it, është shprehur se të tilla skenare do të dështojnë.

Ndër të tjera ajo tha se edhe ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhepe Selimi janë duke u mbajtur peng, ku sipas Çitakut është një proces absurd.

E për Gjykatën Speciale në Hagë tha se është kthyer në ë një mekanizëm përndjekës, duke konfiskuar telefona, duke bastisur shtëpi, e duke u përpjekur të instalojë frikë e terror, njofton Klankosova.tv.

“Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi tash e gati katër vite po mbahen peng në një proces absurd në Hagë”, u shpreh kështu Çitaku në Facebook.

“Një Gjykatë e cila kishte për detyrë të bënte drejtësi pas akuzave monstruoze e të fabrikuara për trafikim organesh, ka përfunduar në një mekanizëm përndjekës, duke konfiskuar telefona, duke bastisur shtëpi, e duke u përpjekur të instalojë frikë e terror.  Mungesa e provave në proces po mundohet të kompenzohet me krijim të dramave këtu brenda Kosovës”.

“Të tilla ishin edhe këto skenaret e ditëve të fundit me Hajredin Kuqin, Sami Lushtakun dhe Sylejman Selimin.  Keni me dështu. Nuk iu frikësohet askush. Sepse nuk kemi pse. Dielli do të lindë përsëri.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *