Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se i dhemb kur dëgjon të thonë se nuk jetohet në Kosovë, raporton Gazeta10.
Çitaku ka thënë se as Amerika dhe Zvicra nuk janë fusha me lule.
“Urrejtja ndaj politikanëve është shndërruar në padurim edhe ndaj shtetit. Më dhemb kur dëgjoj nuk jetohet në Kosovë. Ne që e kemi pasur rastin ta shohim, nuk është fushë me lule as në Amerikë, as Zvicra”, ka deklaruar Çitaku.
Më tej ajo ka thënë se përkundër sfidave nuk bën të heqet dorë nga vendi.
“Duhet ndërtuar një kontekst më i mirë, ku të rinjtë mund ta reealizojnë veten. Përkundër sfidave, nuk bën me heqë dorë nga vendi”, ka deklaruar ajo në T7.