Tashmë jemi mësuar që programet argëtuese në Shqipëri në kastin e tyre të kenë emra nga Kosova, e njëjtë ndodhi edhe në “Dancing with the stars” por aty ishte vetëm një, Alban Nimani.
Por ky nuk ishte plani i produksionit.
Top Channel kishte menduar që në skuadrën e këtij sezoni të kishte edhe këngëtaren nga Kosova, Mihrije Braha por që artistja e refuzoi pjesëmarrjen në të.
Sipas informacioneve të Prive, arsyeja ishin angazhimet në Kosovë në emisionin e saj “Odeon” e po ashtu projektet muzikore./Neutral