Cili menaxher italian është në bisedime për blerjen e klubit të Gjilanit?

Menaxheri italian, Andrea D’Amico raportohet se është i interesuar seriozisht për ta blerë SC Gjilanin

Burimet brenda klubit theksojnë se dy palët janë në bisedime, dhe në ditët në vijim pritet të arrihet një marrëveshje në mes tyre.

Klubi i Gjilanit, ka disa muaj që është pa kryetar, pas dorëheqjes së Florim Zukës.

Gjilani këtë sezon, nën drejtimin e Zekirja Ramadanit e ka nisur  në mënyrën më të mirë të mundshme, me katër fitore dhe dy barazime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *