Cila këngëtare nga Kosova do të jetë në Kënga Magjike 2022?!

Të dielën ka nisur festivali “Kënga Magjike” në RTV Klan, ku janë prezantuar tre artistë në kategorinë BIG: Erik Lloshaj, Orgesa Zaimi e Sara Bajraktari e po ashtu edhe emra në kategorinë e artistëve të rinjë.

Për dy muaj do të ketë shumë këngë që do të prezantohen e një ndër to duket se do të jetë edhe një këngëtare nga Kosova.

Sipas burimeve të Neutal, Vesa Smolica do të ngjitet në skenën e këtij festivali me një këngë të punuar nga Aida Baraku, Armend Rexhepagiqi e Darko Dimitrov.

Kënga është duke u punuar, teksa pritet të kuptohet se kur do të prezantohet për publikun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *