Çifti izraelit shkon në dasmën e tyre me tank pasi sulmi i Hamasit vonoi ceremoninë e parë

Një çift izraelit janë martuar, ndonëse fillimisht anuluan dasmën e tyre për shkak të sulmeve terroriste të Hamasit të 7 tetorit.

Dhëndri Rom Lev Sade, 35 vjeç dhe nusja Tal Koresh, 32 vjeçe, u martuan të premten pranë kufirit me Libanin pasi fillimisht u desh të shtynin ceremoninë pas inkursionit të Hamasit.

Ishte hera e dytë që çifti duhej të riplanifikonte dasmën, e cila do të mbahej javën e kaluar. Kjo u shty kur Sade u dërgua në ushtri.

Dasma, për kerr të nuses pati një tank, ndërsa kremtja u zhvillua në një hapësirë të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit.

Përpara shkuarjes në ushtri, çifti jetonte në Tel Aviv, ku Sade punonte në fushën e marketingut dhe Koresh ishte një ëmbëltore, raporton “The Telegraph”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *