Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka thënë se sot pati një bisedë të rëndësishme me kryeministrin Albin Kurti për dialogun Kosovë – Serbi.
Ai ka thënë se e vlerëson angazhimin e Kosovës në mënyrë konstruktive dhe fleksibile.
“Mezi presim vazhdimin e partneritetit për avancimin e përpjekjeve të vazhdueshme drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Chollet në Twitter.