Në media po raportohet se Njësia Speciale e Policisë së Kosovës është nisur për në veri të vendit.
Në pamjet e dërguar në redaksi të Paparacit shihen autoblindat e Policisë së Kosovës.
Gazeta ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të marrë informacione se për ku dhe pse janë vënë në lëvizje Njësia Speciale e Policisë dhe është në pritje të përgjigjes së tyre.
Kujtojmë, se pasditen e sotme portali Demokracia.com ka raportuar se kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë për të dielën e 31 korrikut.
Mediumi duke u thirrur në burime shkruan se kjo mbledhje do të mbahet në orën 20:00 dhe se pika e vetme e rendit të ditës është shqyrtimi i gjendjes së sigurisë në vend.
Gazeta ka kontaktuar me zëdhënësin e Qeverisë Përparim Kryeziu për të marrë informacione rreth kësaj çështje, mirëpo i njëjti deri në publikimin e këtij artikulli ka qenë i papashëm.