Çfarë ndodhi sot në spitalin psikiatrik të Pejës

Sot rreth orës 15:00 reparti i psikiatrisë në spitalin rajonal të Pejës është kapluar nga zjarri, ku si pasojë një person ka pësuar lëndime trupore.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka bërë të ditur se personi i lënduar është punëtor i sigurimit.

“Rreth orës 14:40 policia është njoftuar për një zjarr në spitalin rajonal të Pejës në repartin e psikiatrisë. Menjëherë më të kuptuar rastin kanë dal policia, zjarrfikësit të cilët e kanë lokalizuar zjarrin shumë shpejtë. I lënduar është një punëtor i sigurimit, i cili ka lëndime të lehta. Ndihmë mjekësore ka kërkuar edhe një personel mjekësor nga tymi që ka kapluar repartin”, ka thënë ai për KlanKosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *