Çfarë ndodhi? Kjo banore po mendon të largohet nga BBVK

Linda Halimi ka folur hapur së fundmi se po mendon të lërë shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”.

Në një bisedë me Santiana Malokun, Linda u shpreh se debatet dhe situatat e ndodhura së fundmi në program, janë kthyer në të mërzitshme për atë, duke shtuar se po mendon të largohet.

Linda tregoi se një tjetër arsye që e çon drejt këtij vendimi është se i ka premtuar vajzës së saj se do të kthehet shpejt te ajo.

Santiana kërkoi nga Linda që ta mendojë edhe një herë para se të dalë në një përfundim.

“Po më sillet si ide, nuk kam vendosur asgjë por e kam si mendim, e kam për vajzën, nuk dua ta lë se i bie që po dorëzona me sfidat e vetes se nuk jam rrëzuar kurrë para asnjë sfide, nuk po dua të ia lejoj vetes këtë mendim se është mendim negativ, por po e kam të vështirë sepse më ka mbetur peng se i kam thënë që kthehem shpejt, është gënjeshtra e parë që ia kam thënë, ende nuk kam vendosur se nuk po dua të marrë vendime të ngutshme”, tha Linda.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *