Në primen e kaluar në “Big Brother Vip Kosova” u publikua një video përmes së cilës ish-konkurentja Vesa Vllasaliu dha disa mesazhe për banorët.
Një ndër ta ishte dhe Blero Muharremi, të cilin e këshilloi që të ketë kujdes ndaj banorëve.
“Blero, Blero, Blero sytë janë te ti kështu që ke kujdes se kush po të afrohet.” – tha ajo.
Mirëpo, një person i cili menaxhon Instagramin e Bleros ka ‘shpërthyer’ keq ndaj Veses.
“Vesa, Blero nuk ka nevojë për këshillat e as mesazhe nga askush as më pak nga ish-banorët. Blero ka një familje jashtë, ka njëvajzë dhe vajza e tij është arsyeja e pjesëmarrjes së tij në këtë garë. Shikoje jetën tënde dhe fat në dashuritë e ardhshme. Sytë dhe veshët te Blero janë që dy dekada.”- shkruhej në postimin e bërë nga miku i Bleros që ia menaxhon Instagramin atij.
E dashura misterioze e këngëatrit përmes një postimi në InstaStory, ka reaguar keq ndaj personit që e menaxhon faqen e të dashurit të saj.
Ajo tha se Vesa dhe Blero kanë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin, ndërsa i kërkoi personit në fjalë të tregohet më i kujdesshëm në postimet që bën.
“Përshëndetje të gjithëve. Këtë postim, nga një mik që paguhet për të menaxhuar llogarinë e Blerimit në Instagram gjatë kohës që Blerimi është në formatin aktual, më duhet të komentoj shkurtimisht. Nuk e kuptoj postimin dhe çfare deshe të thuash?
Vesa Vllasaliu dhe Blerimi kanë një marrëdhënie të mirë, nuk ke nevojë të kërcesh aty ku nuk është e nevojshme. Vesa bënte shaka, asgjë më shumë. Gjithçka ëshëe e relaksuar. Je mjaft agresiv dhe ofendues ne postimin tend.
Të dy do të bëhën miq të mirë sapo Blerimi të kthehet nga ‘BBVK’, jam e sigurt për këtë. Vesa është absolutisht personi i gabuar që po sulmon, secili prej nesh dëshiron më të mirën për Blerimin. Unë si partnerja e tij të kërkoj të tregosh më shumë respekt i nderuar dhe të jesh më i kujdesshem me postimet që bën. Respekte”, ka shkruar e dashura e këngëtarit.