Jeta e kësaj Chevrolet Corvette Stingray të vitit 2023 u ndërpre në mënyrë brutale dhe dëmtimi që ka pësuar mund t’ju lërë të mendoni se çfarë i ndodhi.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vetura sportive “ndarë në dysh” dhe është një pamje shumë e trishtueshme për t’u parë.
Dhe kjo ndoshta është hera e parë që keni parë një supermakinë të copëtuar në dysh si kjo.
Në vitin 2013, një Lamborghini Aventador u nda në mënyrë të famshme përgjysmë pasi u përplasë për një pemë.
Historia e kësaj Corvette Stingray të vitit 2023 nuk dihet ende, por duket se një përplasje anësore është ajo që ka shkaktuar ndarjen e pjesës së pasme.
Ndërsa disa të tjera kanë mundur të “rindërtohen”, ne do të habiteshim shumë nëse dikush do të tentonte të rregullonte këtë ‘Vette’.