Çështja e Guvernatorit të BQK-së, kërkohet që procesi të nisë nga fillimi

Kryetari i Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, Armend Muja, ka thënë se do t’i kërkoj Kuvendit të Kosovës që procesin e përzgjedhjes së guvernatorit të ri të Bankës Qendrore të Kosovës ta kthejë në pikën zero.

“Bazuar në nenin 110 paragrafi 4 të rregullores së Kuvendit në rastin kur kandidaturat nuk i plotësojnë kushtet sipas Ligjit, Komisioni kërkon nga kryetari i Kuvendit ta njoftojë institucionin propozues për mospërmbushje të kushteve”, tha Muja

Por, Muja hasi në kundërshtimin e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani dhe deputetja Duda Balje.

“E vetmja arsye është te përcaktimi i numrave që vijnë për votim në Kuvend. Mënyra si është zgjedh ai numër është eleminues dhe asnjë procedurë tjetër nuk është që mundemi me kthyer mbrapsht. Kjo është arsyeja e vetme që me kthyer mbrapsht këtë proces”, tha Rrahmani.

Ndëkaq, Balje këmbënguli që ta dijë se kush nga kandidatët si ka plotësuar kushtet, por Muja refuzoi që t’i tregonte duke thënë se diskutimet kanë përfunduar.

BQK aktualisht menaxhohet nga guvernatori i përkohshëm, Bashkim Nurboja.

BQK-ja, më 1 shkurt, ka dërguar listën e kandidatëve për këtë pozitë në Kuvend dhe në Qeveri. – Raporton Isnajderi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *