Blogerja e njohur shqiptare, Megi Pojani, prej kohësh është duke u komentuar për një lidhje me futbollistin e Kombëtares së Shqipërisë, Endri Çekiçi.
Dyshja kanë nxitur spekulimet për shkak të postimeve që kanë bërë në rrjete sociale, e madje janë zënë bashkë disa herë.
Kjo duket se po dëshmohet çdo ditë e më shumë ndonëse nuk është konfirmuar nga protagonistët në fjalë.
Së fundmi, mesfushori shqiptar po kalon një formë të mirë në këtë fillim sezoni me Konyaspor.
Sot në derbi ndaj Galatasarayt, ai ka arritur të shënojë një gol të jashtëzakonshëm për të barazuar rezultatin në 1-1.
E këtë gol duket se ia ka dedikuar partneres së tij, e cila shihet e ulur në rresht të parë në përkrahje të futbollistit.
Megi nga ana tjetër në bazë të një lokacioni që e ka bërë të ditur në Instagram ndodhet në Turqi bashkë me motrat.