Capital T na rikujtoi pse duhet ta përqafojmë fort nënën sot!

Ndonjëherë fokusohemi aq shumë në përditshmërinë tonë, sa harrojmë të shohim përreth e të vlerësojmë njerëzit që kemi pranë!

Jeta kalon aq shpejt dhe momentet e bukura që numërohen me gishtat e dorës, veniten shpejt! Ndaj, herë pas here kemi nevojë për rikujtesë që t’i përqafojmë fort njerëzit që duam me shpirt.

Këtë e bëri sot për të gjithë ne reperi Capital T, duke ndarë në rrjete sociale një grimcë nga gëzimi i tij. Nëna e Trimit feston sot ditëlindjen, ndërsa i biri e surprizoi dhe e uroi me fjalët më të ndjera:

“Sot është një ditë tepër speciale, është ditëlindja e mbretëreshës time! Faleminderit për gjithçka NANË! Do të të vlerësoj dhe do të festoj për ty deri ditën që do të vdes. Të dua shumë! Zoti të bekoftë”- ishte shkrimi i reperit krahas fotos së nënës, me buqetën e trëndafilave të dhuruar nga Capital T.

Pikërisht ky mesazh emocionues shtyu secilin prej nesh të mendojë pak më shumë sot për nënën e tij. Nëse i keni ende në jetë, shkoni t’i përqafoni fort!

Jetë të gjatë nënës së Capital T dhe nënës së secilit prej jush që na lexon!



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *