Camavinga abuzohet në baza racore

Kombëtarja franceze e futbollit në Twitter konfirmoi sot se mesfushori 20-vjeçar i Real Madridit, Camavinga ishte objektivi i mesazheve raciste në rrjetet sociale pas dëmtimit të Nkunkut.

Videot në internet tregojnë ndërhyrjen e gabuar të Camavingas dhe më pas Nkunkun me dhimbje.

Federata Franceze e Futbollit (FFF) tha se “dënon fuqishëm” mesazhet raciste dhe doli në mbështetje të Camavingas.

Kampionia në fuqi e botës, Franca do të përballet me Australinë, Danimarkën dhe Tunizinë në Grupin D të Kupës së Botës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *