Superliga e Kosovës në futboll do të rikthehet në fundjavë me ndeshjet e javës së pestë.
Të shtunën janë në program për t’u zhvilluar tri ndeshje, kurse dy të tjera të dielën.
Feronikeli ’74 – Llapi, Gjilani – Malisheva dhe Fushë Kosova – Drita, janë sfidat e së shtunës, kurse Prishtina – Liria dhe Dukagjini – Ballkani janë të së dielës.
Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar edhe emrat e të deleguarve për përballjet e kësaj jave.
Delegimet:
Vlen të theksohet se nga kjo javë ndeshjet do të zhvillohen me orar të ri, nga ora 15:00.