Është një fakt! Komuniteti i bukurisë në TikTok është tepër krijues. Çdo javë del një truk i ri që ndihmon për të arritur pamjen që duam, në grim, flokë, shumë shpejt dhe ekonomikisht.
Në TikTok kemi mësuar se si të krijojmë kaçurrelat perfekte duke përdorur një kullojse makaronash , si të korrigjojmë nuancën e gabuar të fondatinës, por edhe cilat janë parfumet më të njohura për të provuar sa më shpejt.
Truku më i fundit që njeh momente lavdie ka të bëjë me përbërjen e buzëve dhe quhet buzë diamanti . Më saktësisht, ky truk i vogël premton t’i bëjë buzët të duken më të plota, pa kërkuar aftësi të veçanta grimi.
Procesi është i thjeshtë: duke marrë frymëzim nga shkëlqimi i diamanteve, aplikoni një hije argjendi ( ose një laps) në “zemrën” e buzës së sipërme dhe në qendër të buzës së poshtme. Më pas, vizatoni buzët me një laps “nude” dhe më pas një shkëlqim .