Këngëtari shumë i dashur për publikun, Butrint Imeri, tashmë ka publikuar projektin e ri, të shumëpritur nga fansat, “Diskoteka“.
Kjo këngë pritet të jetë hiti i radhës i Butrintit, i cili në videoklip shihet i rrethuar nga vajzat dhe i veshur si çdoherë me stil dhe një kombinim perfekt ngjyrash.
Teksti është i shkruar nga Butrinti dhe Bardhi, teksa edhe këtë herë producent ekzekutiv është Denis Avdiu, kurse produksioni muzikor është nga Çelik Lipa.