Buta i kthehet jetës normale: Reperi fillon edhe koncertet, ja ku do të këndoj

Reperi, Buta nuk ka qenë fare aktiv në rrjetet sociale tash e ca muaj.

Madje në korrik të këtij viti Buta pati bërë një postim në Instastoryn e tij në të cilën pati treguar se për shkak të rastit nuk do të zhvillojë evente muzikore të cilat i kishte paraparë, shkruan gazeta Neutral.

Arsyeja e kësaj është rasti i vëllait të tij Qendrim Januzaj i cili dyshohet për vrasjen e Gazmend Hysenit.

Ndërsa, para pak minutash reperi ka publikuar një foto në Instagramin e tij ku tregon se ka filluar me koncertet.

Ai do të këndoj në Tiranë të mërkuren, 07 shtator.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *