Dje rreth orës 07:50 ka ndodhur një aksident në rrugën “Lekë Dukagjini” në komunën e Gjakovës, ku vetura ka goditur një fëmijë të moshës 1-vjeçare, raporton Gazeta Sinjali.
Policia e Kosovën bën të ditur se derisa shoferi ishte duke e drejtuar veturën në oborrin e shtëpisë, nga pakujdesia e godit viktimën i cili me ç’rast ka qenë nipi i tij.
Për shkak të lëndimeve trupore, viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Në konsultim me Prokurorin, rasti shkon në procedurë të rregullt.