Burri në Prishtinë ankohet në Polici për vëllain e tij: Më dogji pasaportën dhe tha se do t’i kallë banesat

Telashet mes familjarëve në vendin tonë, shpesh herë tejkalojnë muret e shtëpive ku nevojitet ndërhyrja e Policisë së Kosovës.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në Prishtinë, ku një burrë ka denoncuar në Polici vëllain e tij, me të cilin ka probleme.

Sinjali mëson se 54-vjeçari dyshohet se ia ka djegur pasaportën vëllait të tij, e më pas e ka kërcënuar se do t’i kallë edhe banesat.

Viktima ka bërë kërkesë për udhërmbrojtje, ndërsa me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar ‘Dhunë në familje’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *