Burrat që kanë tradhtuar partneret e kanë fjalën tradhti “të shkruar në ballë”, sipas një studimi të ri të botuar në The Royal Society Open Science
Ekspertët shprehen se pjesëmarrësit në studim qenë në gjendje të zbulonin se cilët ishin personat që kishin tradhtuar, thjesht duke i parë në fytyrë.
Pjesëmarrësve heteroseksualë iu kërkua të shqyrtonin një sërë fotografish të burrave dhe grave dhe t’i vlerësonin ato nga 1 në 10 në lidhje me gjasat për të qenë tradhtarë.
Rezultatet treguan se në përgjithësi burrat me fytyra më “mashkullore” perceptoheshin më tepër si tradhtarë në raport me të tjerët. Në fakt, nga të dhënat paraprake, rezultoi se me të vërtetë pjesa më e madhe e atyre që kishin tradhtuar, karakterizoheshin nga tipare më mashkullore.
Këto karakteristika përfshijnë: vetulla të trasha dhe ball të madh.
Burrat me këto tipare kanë më shumë gjasa vijë e theksuar e nofullës
Burrat me këto tipare kanë më shumë gjasa dhe buzë të holla.
Burrat me këto tipare kanë më shumë gjasa
Ekipi i studiuesve deklaroi gjithashtu se duhet bërë një hulumtim më i hollësishëm duke përdorur më shumë raste. Kristen Knowles, psikologe në Universitetin “Mbretëresha Margaret” në Edinburgh, theksoi se këto studime janë të rëndësishme, megjithatë ndikojnë edhe faktorë të tjerë për ta përcaktuar një individ si tradhtar ose jotradhtar.
Duhet të jemi të vetëdijshmë se këto sjellje janë komplekse,” u shpreh ajo për The Guardian. “Njerëzit ndikohen nga faktorët shoqërorë, kulturorë, tipare të personalitetit, gjenetika dhe përvojat jetësore.”