Ajo njihet si princesha e pop-it por Britney Spears mund të ishte bërë gjithashtu dhe princesha e Anglisë. Njëherë e një kohë, ishte një çift që pakkush e kujton sot, por që në atë kohë bënte tituj: Britney dhe Princi William. Ishte në vitet e adoleshencës kur ylli i muzikës nisi një romancë me princin britanik.
Siç i kishte treguar Spears në vitin 2002 për gazetarin Frank Skinner , ajo bisedoi me Dukën e Kembrixhit , nga i cili, gjatë një prej turneve të saj në Britani, i kishte kërkuar të dilnin për darkë. Në atë kohë, këngëtarja ishte në kulmin e famës së saj, pasi kishte publikuar hitet e saj më të mëdha.
“Kemi shkëmbyer emaile dhe ai duhej të vinte të më takonte diku, por nuk e bëri, ” tregoi më vonë Britney. Krijuesja i hitit Toxic, i cili në kohën e intervistës ishte në lidhje me këngëtarin e NSync, Justin Timberlake, pranoi se nuk e kishte idenë pse William ndryshoi mendje për ta takuar atë.