Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka takuar gjashtë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor në New York ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.
Borrell i quajti ata anëtarë të ardhshëm të BE-së dhe shtoi se janë duke u përgatitur për valën e re të zgjerimit të Unionit.
“Takimi tradicional me gjashtë partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor, anëtarët e ardhshëm të BE-së. Ne diskutuam sfidat aktuale globale, përafrimin, punën e përbashkët në forume shumëpalëshe dhe reformat. Duke u përgatitur për valën e ardhshme të zgjerimit, ne duam ta bëjmë realitet integrimin progresiv”, ka shkruar Borrell në X.
https://x.com/JosepBorrellF/status/1704287137619730767?s=20
Nga Kosova po merr pjesë presidentja Osmani, e cila mbrëmë ka shkruar për këtë takim me Borrellin.
“Integrimi euroatlantik vazhdon të jetë rruga e vetme për të siguruar paqe dhe stabilitet afatgjatë në rajon dhe përtej tij. Në takimin e sotëm të organizuar nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në New York, ritheksova se dhënia e statusit të vendit kandidat për Kosovën është interes strategjik”, kishte thënë ajo./Express/