Një moderatore shumë e dashur për publikun.
Bëhet fjalë për Bora Zemanin e cila rrallë herë publikon foto të familjarëve të saj, shkruan gazeta Neutral.
Kësaj radhe ajo na ka prezantuar me babain e saj.
Ajo ka postuar një foto me të, të cilën e kishte shkrepur kohë më parë.
Bora e ka quajtur babin e saj mbret duke e kujtuar ditën kur i bëri një surprizë të veçantë atij.
Zemani kishte bërë tatuazh gradën e kolonelit, të cilën i ati i saj e kishte mbajtur pothuajse 30 vite punë si oficer aktiv i Forcave të Armatosura Shqiptare.
Ajo tutje tregoi se kjo befasi u prit mirë nga ai dhe se e kishte shijuar pa fund.