Bora Zemani dhe Trixa rindezin ‘sherrin’ në rrjete sociale

Moderatorja Bora Zemani dhe këngëtarja Beatrix Ramosaj vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes.

Dyshja në rrjetet e tyre sociale numërojnë një numër të madh ndjekësish dhe natyrisht nuk mungon as vëmendja nga ana e ndjekësve.

Me anë të një postimi në Instastory, Bora Zemani ka ripostuar një video që fansat e saj kanë krijuar. Krahas videos, moderatorja shkruan #teambora dhe #borators, duke i shoqëruar me një zemër.

Ajo ka shprehur dashurinë e saj për fansat edhe në seksionin e komenteve të videos së krijuar nga ata. Në komente Bora shkruan: “Të mirat e mia”, shoqëruar përsëri me zemra.

Nga ana tjetër edhe Beatrix Ramosaj ka publikuar në rrjetin social Instagram një foto për të falënderuar ndjekësit e saj. Beatrix ka publikuar një foto-kolazh që kishin ndërtuar fansat e saj, krahas së cilës shkruan: “Ju dua! #teamtrixa.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *