Bora mbulon Suharekën, Muharremaj: Po pastrojmë rrugët në Budakovë e fshatra të tjera

Dy javë pasi që kemi hyrë në sezonin veror, reshje të dendura bore janë kthyer në Kosovë.

Në shumë pjesë të vendit tashmë bora ka mbuluar territorin.

Ndërkaq, në komunë e Suharekës, bora tashmë ka nisur të paraqes edhe vështirësi qarkullimi në komunikacion.

Kryetari i komunës, Bali Muharremaj ka njoftuar se tanimë janë aktivizuar kapacitetet në dispozicion për pastrimin e rrugëve në Budakovë dhe fshatra të tjera.

“Jemi në përpjekje të vazhdueshme që bora të pastrohet nga rrugët në Budakovë dhe fshatrat tjera”, ka shkruar Muharremaj. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *