Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në qytetin e Fierit.
Një 2-vjeçar duke luajtur është dëmtuar aksidentalisht nga një bombol oksigjeni.
Kjo e fundit i ka rënë të voglit në koke duke i shkaktuar plagë.
I mituri u dërgua nga familjarët për mjekim në spital, por 2-vjeçari ka vdekur.
Njoftimi i policisë:
Fier/Informacion paraprak
Në spitalin e Fierit, është sjellë nga familjarët për të marrë mjekim, një fëmijë i mitur 2 vjeç, i cili duke luajtur është dëmtuar aksidentalisht nga një bombul oksigjeni, e cila i ka rënë në kokë. Si pasojë e dëmtimeve të marra, i mituri ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.