“Bombë” në Prishtinë, policia urdhërohet t’i shtojë masat e sigurisë

Policia e Kosovës e ka rritur vigjilencën dhe masat e sigurisë, pasi që një person i huaj ka paralajmëruar se në Prishtinë do të shpërthejë një bombë.

Policia e Kosovës këtë të diel është mobilizuar, pasi që një i huaj ka paralajmëruar në një rrjet social të vetin se në Prishtinë do të shpërthejë një bombë, duke e përmendur edhe personin tjetër që i ka thënë këtë gjë.

Sipas Demokracia.com, të gjitha stacionet policore në Prishtinë e kanë rritur vigjilencën dhe informata është duke u trajtuar nga ekipet profesionale brenda Policisë së Kosovës, pasi që dyshimet janë se bëhet fjalë vetëm për “alarme” të rreme, sikurse edhe më herët.

Po ashtu, policët e të gjitha stacioneve në kryeqytet, janë urdhëruar që t’i rrisin patrullimet dhe masat e sigurisë kudo që ka më shumë prezencë të qytetarëve, derisa vetë janë urdhëruar që të veshin antiplumbë dhe patrullimet t’i bëjnë me armë të gjata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *