Boksieri shqiptar tmerron boksierin serb

Boksieri nga Kosova, Bernardin Nikaj, e ka mposhtur me pikë nacionalistin serb Marko Nikoliq të premten në mbrëmje, në meçin e vlefshëm për kategorinë gjysmë të rëndë. Nikoliq pati provokuar para meçit në baza nacionaliste, por Nikaj e tregoi veten në ring.

Meçi i zhvilluar në Austri u dominua nga Nikaj. Madje, boksieri me prejardhje nga Gjakova e rrëzoi një herë Nikoliqin në rundin e tretë. Por serbi rezistoi deri në rundin e dhjetë [të fundit], e më pas fitorja u vendos nga gjyqtarët. Nikaj ishte fitues i padiskutueshëm, pasi dominoi thuajse secilin rund.

Për Jakajn ishte meç mjaft me peshë. 25-vjeçari nga Gjakova vazhdoi bilancin e qindpërqindtë. Shënoi fitoren e 14 në po aq meçe.

Ndërkohë, serbi Nikoliq regjistroi humbjen e tretë karshi 30 fitoreve. Ai para përballjes pati postuar hartën e Kosovës me flamurin serb dhe me shkrimin “S’ka dorëzim”. U fut në ring me sirenat e bombardimit të NATO-s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *