Bogdanoviq pasi iku nga Serbia: Kam aplikuar për azil politik dhe status mbrojtjeje në Zvicër

Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, dhe opozitari mediatik më i madh i Aleksandar Vuçiqit, Boban Bogdanoviq është larguar përfundimisht nga Serbia.

Para pak minutash ai ka njoftuar se ka aplikuar për azil politik në Zvicër.

“Sapo kam aplikuar për azil politik dhe status mbrojtjeje në aeroportin e Cyrihut”, ka shkruar Bogdanoviq në platformën X.

Njoftimin për ikje nga Serbia ai e ka dhënë mbrëmë në platformën X, duke numëruar me rend arsyet e largimit të tij.

“U largova nga Serbia dhe diktatura e nazistit Aleksandar Vuçiq, i cili së bashku me Aleksandar Vulin, BIA dhe Zvonko Veselinoviqin, udhëheq klanin më të madh kriminal në Evropë! Unë u largova nga Serbia, vendi që sponsorizon terrorizmin ndërkombëtar! E lashë djepin më të madh të së keqes në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Bogdanoviq në X.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *