Bodybuilderja ruse Natalija Kuznetsova (31) aktualisht ndodhet në Mal të Zi në garën Montenegro Open, ku tërhoqi shumë vëmendje me pamjen e saj mahnitëse.
Ajo njihet me pseudonimin “Amazon” në rrjetet sociale dhe është shumë e njohur me rreth një milion ndjekës në Instagram.
Pamja e saj është vërtet mbresëlënëse. Me një gjatësi prej 170 centimetrash, ajo peshon 102 kilogramë. Perimetri i bicepsit është 47 centimetra, gjoksi 130 cm, ijet 74 cm dhe një këmbë 75 cm. Gjerësia e belit të saj është 70 cm.
Kuznetsova është e martuar me një ish-mundës dhe ka biceps më të mëdhenj se ai, por sipas pranimit të saj, kjo nuk është problem për ta.
Natalia pranon se përdor steroid dhe bllokues të estrogjenit, por të gjitha në përputhje me rregullat e konkursit.
Gruaja ruse mban disa rekorde në peshëngritje, dhe është kampione e botës në disa kategori bodybuilding.