Një grua dhe një fëmijë ka mbetur në ashensorë në banesën në lagjen Aktash në Prishtinë, përkatësisht hyrja A3.
Në fotot e dërguara në redaksinë e Gazetës Insajderi, shihet një grua e cila është ende në ashensorë duke pritur që njësitë kompetente t’i vijnë në ndihmë.
Sipas burimeve të Insajderit, fëmija ka arritur të dalë.
Në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe zjarrëfikësit.
Insajderi do të ju mbajë të informuar.