Bjordi flet pas daljes nga “Big Brother” dhe ka një koment për Luizin: “Ka luajtur me shtëpinë, produksionin dhe publikun”

Bjordi Mezini provoi “fatin” e tij sërish në këtë edicion të Big Brother, shumë vite pasi u bë i njohur pikërisht nga reality show, megjithëse këtë herë nuk qëndroi shumë gjatë në shtëpi dhe u eleminua pak javë më parë. I ftuar ditën e sotme në “Wake Up”, regjizori analizoi në një farë mënyre lojën e tij brenda shtëpisë, ndërkohë që “lëvizjen” e tij për t’i dhuruar imunitetin Diolës e konsideroi si të duhurën, pavarësisht se për banorët e tjerë ky ishte një gabim i madh që ai bëri. Kështu sipas Bjordit, ai vendosi t’ja japë Diolës imunitetin pasi donte që “t’i prishte” lojën Luizit, por nga ana tjetër edhe të shihte veten si do të dilte në nominim, nëse publiku do ta votonte për strategjinë që kishte vendosur të ndiqte apo do ta largonte. Fatkeqësisht ndodhi kjo e fundit, ndërsa Bjordi tha se ishte më mirë që u bë kështu, pasi ai do vazhdonte të ndiqte të njejtën linjë dhe publiku herëtr a vonë do ta eleminonte. Nga ana tjetër, Mezini foli edhe për hyrjet e reja brenda në shtëpi, duke u shprehur kështu për ta: 

“Keisin dhe Tanin nuk i njihja. Tani mu duk shakator i lindur. Bledi më pëlqeu fjalimin që mbajti në fillim. Nuk e prisja. Mu duk që nuk kishte një tendencë kaq agresive. Dy të parët janë në favor të Luizit. Keisi deklaroi një pëlqim për Kiarën, kështu që le të shohim.”

E meqë jemi tek Luzi, në lidhje me banorin më të komentuar të këtij edicioni të programit, Bjordi tha:

“Loja e Luizit është e bukur sepse nuk ka luajtur vetëm me shtëpinë, ka luajtur me publikun dhe produksionin. Ka krijuar një terren shumë të madh. Ai e ka marrë parasysh këtë. Teknika e tij do jetë bllok në fillim dhe do presi, më pas të sulom. Ai i priste sulmet e Bledi Manes dhe i bllokoi direkt.”

Ndërkohë Bjordi ka folur edhe për eleminimet e Amosit dhe Efit, që janë konsideruar si të papritura:

“Për Amosin u habita sepse nuk mendova se një gafë nga ana e tij do ndikonte kaq shumë në kaq pak kohë. E konsideroja një lojtar të fortë ashtu si Efin. Mendoja se ishte Diola më e rrezikuara. Kur i pashë ata të dy thashë se Amosi kishte akoma një shans.”

Sa i takon eleminimit të ardhshëm, që do të jetë njëra mes 3 të nominuarave nga Kiara në spektaklin e ardhshëm Bjordi bëri këtë parashikim:

“Dea bëri një gjest kurajoz në këtë edicion. Besoj se fansat e Luizit do dënojnë Dean. Por është e paparshikueshme, nuk i dihet kurrë.”

Po ashtu, regjizori bëri edhe një krahashim mes “Big Brother VIP” dhe “Big Brother”-it, ku ai dikur ka qenë pjesë, duke folur kështu:

“Formati VIP ndryshon në thelb. Në kohën tonë nuk ishte vetëm statusi jo Vip, por nuk kishte një mjet social që të komuniukonim me njerëzit. Ne e respektonim më shumë atë format sepse ishte e vetmja mënyrë për të komunikuar. Kurse tani ata e kanë mundësinë të flasin me njerëzit.”

Sigurisht, Mezini u pyet edhe për jetën e tij private, shumë të komentuar sa ishte pjesë e shtëpisë, megjithatë ai zgjodhi të mos përgjigjej, duke mos e zbuluar sërish statusin e tij, edhe pse ka deklaruar më parë se është në një lidhje jashtë.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *