Mesditën e djeshme, në prezencën e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, Ambasadorit të Republikës së Turqisë në Kosovë, Shkëlqësisë së Tij, Sabri Tunç Angılı, u nis kontigjenti i ndihmave me veshmbathje, dyshekë e materiale tjera të nevojshme, për popullatën e zonave të prekura nga tërmeti në Turqi, shprehje kjo e solidaritetit të qytetarëve, bizneseve ferizajase me popullin turk në këtë fatkeqësi natyrore.
Bëhet e ditur se shumë biznese ferizajase kanë shprehur interesimin e tyre për të ndihmuar.
Materialet qe dhuruan këto biznese kapin vlerën e rreth 30.000 eurove. Ato u pranuan nga Ambasadori i Turqisë në Kosovë, për tu nisur drejt Turqisë ditëve në vijim për popullatën e zonave të prekura nga tërmeti.