Bislimi tregon dakordimin e vetëm që kishte me Lajçakun

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se i vetmi dakoordim që ka arritur me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, është takimi ndërmjet kryenegociatorëve më 16 nëntor në Bruksel.

Ai këtë e ka thënë në një konferencë për media të mërkurën pas pranimit të raportit të publikuar  Komisioni Evropian të cilin ja ka dorëzuar shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë.

“Takimi i radhës mes kryenegociatorëve mbahet të enjten e ardhshme me 16 nëntor në Bruksel dhe ky është dakordimi i vetëm që kemi arritur. Ky është hapi i radhës për të cilin jemi dakorduar”, tha Bislimi.

Pas një takimi të hënën që ka pasur me Bislimin në Prishtinë Miroslav Lajçak ka thënë se gjatë takimit me të janë dakorduar për hapat e ardhshëm pa shpjeguar më shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *