Me postimet e saj nga Mykonos , çiklistja dhe influencuesja seksi Lucia Yavorchekova , e cila në vitin 2018 u shpall si më vajza më seksi nga sportistet aktive , i ka vënë “flakën” rrjetit.
Modelja e famshme iu desh të vizitonte ishullin e Egjeut për dy vite, prandaj që nga e shtuna, kur u pa duke shëtitur rrugëve të famshme të Chorës dhe duke u argëtuar në beach bar Scorpios , ajo nuk ka reshtur së ngarkuari fotot njëra pas tjetrës në Instagram.
Sllovakja e famshme dhe fytyra e fushatës së parfumit të parë të stilistit Philip Plein ka zgjedhur dhe po shijon pushimet e saj në resortin e vlerësuar si hoteli më i mirë në Evropë për vitin 2018 “Kivotos” në plazhin e Ornos.
Prej aty, dhe konkretisht përmes suitës së saj, ajo ka ndarë me ndjekësit foto të “nxehta”.
Lucia do të qëndrojë në Mykonos deri më 10 shtator, ndërsa ndalesa e radhës në orarin e saj është Ibiza.