Binance po tërhiqet plotësisht nga Rusia

Bursa më e madhe në botë e kriptomonedhave “Binance” ka njoftuar shitjen e biznesit të saj rus në bursën e sapokrijuar CommEX si pjesë e trendit të tërheqjes së kompanive nga Moska pas pushtimit të Ukrainës.

Ndërsa kushtet specifike financiare të marrëveshjes nuk u zbuluan, shkruan Skynews.

Binance sqaroi se nuk do të merrte asnjë pjesë të të ardhurave të vazhdueshme nga shitja dhe nuk do të ruante opsionin për të riblerë aksionet në biznes.

“Ndërsa shikojmë drejt së ardhmes, ne e kuptojmë se operimi në Rusi nuk është në përputhje me strategjinë e pajtueshmërisë së Binance”, tha shefi i pajtueshmërisë Noah Perlman, pa iu referuar luftës në Ukrainë, të cilën Rusia e quan një “operacion ushtarak special”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *