Një skenë e trishtë është parë në gjysmëfinalen e Champions League mes Milanit dhe Interit. Para këtij takimi, dy baballarë duhej të përballeshin me lotët e djemëve të tyre pasi nuk hynë dot në stadium.
Biletat rezultuan që të ishin false, teksa disa persona kishin përfituar 1000 euro nga ky rast duke shfrytëzuar interesin e madh që kishte për të parë nga afër përballjen mes Milanit dhe Interit.