Është hera e tretë që i njëjti bllok ndalet. Bëhet fjalë për atë A3, me ç’rast e lë Kosovën A pa asnjë bllok funksional.
Siç mëson Nacionale, shkak për këtë duket të jetë presioni i menaxhmentit për ta rikthyer të njëjtin në funksion.
Madje, A3 u rikthy në funksion edhe pa ia bërë provën e vakuumit.
“Ka rënë Blloku A3. Shkak është presioni. Menaxhmenti ka urdhëruar që të kthehet në funksion pa ia bërë provën e vakuumit”, ka thënë ndër të tjerash ky burim për Nacionalen.
Tutje, bëhet e ditur se i njëjti prodhon 130 MWh. Kjo do të thotë se momentalisht janë duke u prodhuar më pak se 500 MWh, shifër e pamjaftueshme për t’i plotësuar nevojat e qytetarëve.
Për çështje të korrektësisë, Nacionale tentoi të flasë me zyrtarin për informim nga Koorporata Energjetike e Kosovës, por që i njëjti ka qenë i paqasshëm.
Kujtojmë, ky bllok u rikthy së funksionuari vetëm para pak ditësh, kurse është e treta herë që ndalet.
Me datën 16 të këtij muaji, KEK-u pati njoftuar për gatishmërinë për punë, por ndaljen e nevojshme 4-5 ditore.
“Korporata Energjetike e Kosovës njofton se njësia A-3 është në punë por planifikohet për ndalje 4-5 ditore.Lidhur me këtë, KEK ka ndërmarr të gjitha masat e nevojshme për mbulimin e mungesave të planifikuara, kështu që nuk pritet të ketë reduktime të energjisë elektrike”, thuhej ndër të tjerash në atë komunikatë.