Këngëtarja e famshme, Beyonce, është duke vazhduar të performojë në kuadër të turneut të saj, “Renaissance”.
Ajo ka kënduar në shumë shtete në mbarë botën, duke mahnitur publikun me dukjen dhe interpretimin e saj.
Në një nga paraqitjet e fundit, Beyonce është shfaqur mjaft atraktive e veshur në ngjyrat kuq e zi.
E veshur me një fustan të zi me shkëlqim dhe çizmet, interpretuesja e hitit “Listen” e përfundoi pamjen e saj me një shami të kuqe në kokë.
Me këtë paraqitje, ajo ka kënduar para fansave të saj në San Francisko të Kalifornisë.
Beyonce përndryshe për pamjen e saj ka bashkëpunuar disa herë edhe me stilistin e njohur shqiptar, Valdrin Sahiti.