Të gjitha arsyetimet, që i kemi dëgjuar në këto vite nga qeveritë e ndryshme të Kosovës nuk mund t’i dëgjojmë më dhe nuk mund t’i tolerojmë, tha politikani kristiandemokrat Peter Beyer.
Raportues për Kosovën në Parlamentin Gjerman, është ngopur me justifikimet e qeverive të Kosovës për moskrijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Në një debat të zhvilluar të enjten në Bundestag, ai kërkoi implementimin e së paku një asociacioni në veri të vendit.
.“Të gjitha arsyetimet, që i kemi dëgjuar në këto vite nga qeveritë e ndryshme të Kosovës nuk mund t’i dëgjojmë më, e nuk mund t’i tolerojmë”, tha eksperti për Ballkanin.
Dje, u zhvillua debati i parë mbi mocionin e paraqitur nga qeveria gjermane për zgjatjen edhe me një vit të mandatit të stacionimit të ushtarëve gjermanë në Kosovë.
Politikanët e koalicionit tripartiak të qendrës së majtë (SPD, Të Gjelbrit, FDP) si edhe ata të grupit parlamentar më të madh opozitar (CDU/CSU) lavdëruan kontributin e KFOR-it në përgjithësi për ruajtjen e stabilitetit në Kosovë.
Beyer paralajmëroi: “Stabilizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është i lidhur ngushtë me qëndrueshmërinë në të gjithë Ballkanin Perëndimor”./DW